Burg për vrasësit e Behar Sofisë

exit.al 15 Mars 2021, 11:38

Gjykata e Tiranës vendos dënim me burg për autorin dhe bashkëpunëtorët e tij në vrasjen e Behar Sofisë, Ernejt Shyti dhe Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi.

Policia arrestoi të shtunën, 13 mars, E. SH, 28 vjeç si autor të vrasjes së Behar Sofisë, më 25 shkurt, përballë qendrës tregtare ‘ETC’ në Tiranë.

Autori i krimit u arrestua në Malin e Zi, pasi kishte kaluar kufirin përmes Hanit të Hotit. Identifikimi i autorit u bë i mundur nga rrobat e tij të lëna në Parkun e Liqenit.