Vuçiç dhe Merkel bisedë telefonike për dialogun me Kosovën

exit.al 4 Dhjetor 2020, 13:31

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel kanë biseduar të enjten për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Radio Evropa e Lirë. Pas një bisedë telefonike të zhvilluar të enjten, zyra e presidentit Vuçiç tha se:

“Merkel dhe Vuçiq ranë dakord se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është i nevojshëm, dhe se ruajtja e paqes është e një rëndësie thelbësore”.

Vuçiç i ka premtuar kancelares Merkel se do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm me qëllim të krijimit të një atmosfere konstruktive dhe të hapur për dialogun me Prishtinën. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky dialog ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Shpërndaje te miqtë