Hoti: Dialogu me Serbinë e vetmja zgjidhje për konfliktet

exit.al 4 Dhjetor 2020, 17:51

Kryeministri i Kosovoës Avdullah Hoti ka deklaruar, të premten, se dialogu mes Kosovës dhe Serbinë është e vetmja zgjidhje pët t’i dhënë fund konfliktit.

Përmes një postimi në mediat sociale, ai ka bërë me dije se është takuar me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj, me të cilin biseduan për aktualitetin politik në Kosovë, Shqipëri dhe në rajon, dhe për procesin e dialogut.

“U pajtuam se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hoti.

Kryeministri nënvizoi se këtë proces mund të ketë ‘vetëm një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me njohje reciproke në kufijtë aktual’.

Shpërndaje te miqtë