Vritet një 25 vjeçar në Shkodër

exit.al 29 Maj 2021, 10:05

Një 25 vjeçar u vra të premten në mesantë në Shkodër. Viktima, Emiljan Ndou 25 u qëllua me kallashnikov nga Mark Kodra, 47-vjeçar, njoftoi Policia.

Sipas dëshmive të fundit, Ndou u vra sepse kaloi me motor pranë banesës së autorit, dhe ky veprim e bezdisi autorin.