Vrasja në Tiranë: Arrestohet vajza e autorit të krimit

exit.al 5 Qershor 2021, 07:54

Policia e Tiranës ka arrestuar të premten Dhurata Saliajn, vajzën e autorit të krimit, Merxhin Picari, të ndodhur në Tiranë pranë Gjykatës së Tiranës.

E arrestuara, 33 vjeç akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e ish-bashkëshortit dhe plagosjen e avokatit të tij Adriatik Cama, sipas njoftimit të policisë.

Sipas policisë, Dhurata Saliaj ndodhej në lokalin ku ndodhi vrasja.

Vrasja u kryen për arsye familjare.