Vrasja e Hajdarit, Izet Haxhia ekstradohet në Shqipëri

exit.al 8 Shkurt 2018, 11:22

Izet Haxhia, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit, do të ekstradohet në Shqipëri. Vendimin për këtë e dha Gjykata e Lartë në Turqi, ku Haxhia jeton me statusin e azilantit politik.

Azem Hajdari, deputet i Partisë Demokratike, u vra në 12 shtator 1998, pranë selisë së PD-së në Tiranë. Gjatë atentatit mbeti i vrarë dhe Besim Cera, truproja i tij.

Zbardhja e vrasjes së Hajdarit gjatë gjithë këtyre viteve është përfolur shumë në media. Për këtë rast u dënuan vëllezërit Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia dhe Jaho Mulosmani. Asnjë prej tyre se ka pranuar asnjëherë ta ketë kryer veprën.

Shpërndaje te miqtë