“Shtetasi K.R. është larguar me vrap dhe në ndjekje e sipër është përballur me punonjësin e policisë N.H., i cili pasi nuk ka arritur të kapë dhe prangosë atë, ka hapur zjarr me armën e shërbimit në drejtim të tij. Për pasojë ky shtetas është plagosur dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një predhë, që dyshohet se janë qitur nga arma e shërbimit të punonjësit të policisë N.H.Nga grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, e gjetur në një nga rrugicat ku ka kaluar viktima gjatë ndjekjes nga punonjësit e Policisë.”
Të pyetur për mediat, babai i Rashës deklaroi se djali i tij nuk ishte i armatosur madje kishte hurma në dorë. Oficeri i policisë u arrestua pas ngjarjes dhe akuzohet për vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme. Për këtë ngjarje reagoi dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili shprehu ngushëllime për familjen dhe i kërkoi prokurorisë të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarjeje. Shpërndaje te miqtë
