“Mua nuk më gënjen mendja që ky process është i parashikueshëm. E kuptoj se çfarë ndodh në BE”.
Von der Leyen e nisi turin ballkanik me vizitën në Tiranë. Ajo do të vizitojë edhe vendet e tjera të rajonit këtë javë, përpara mbajtjes së samitit BE-Ballkan Perëndimor më 6 tetor. Presidentja e KE-së njoftoi se vendi jonë ka përfituar 250 milionë euro ndihmë për përballimin e pandemisë. Ndërsa Rama e falenderoi Von der Leyen për mbështetjen ndaj vendit dhe procesit të Berlinit.Von der Leyen: Shpresojmë të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare deri në fund të 2021
“Ne do të punojmë që të kapërcejmë pengesat. Ne shpresojmë të fillojmë me konferencën para fundit të këtij viti”. Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencën për shtyp, të martën, me kryeministrin Rama.
Ajo nuk ju përgjigjë pyetjes nëse do të kishte ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për vendimin e hapjes së bisedimeve.
Ndërsa, Kryeministri Rama u shpreh se kjo datë ishte objektiv i presidents Von der Leyen. Ai u shpreh se e rëndësishme për Shqipërinë është se “ne i kemi kryer detyrat tona”:
Të sugjeruara
Negociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen në Bruksel
28 Shtator 2021, 12:06Vuçiç falenderon serbët e Kosovës për bllokim të pikave kufitare
28 Shtator 2021, 11:56Arrestohen një infermiere dhe një shitëse për vjedhje të kartave të identitetit
28 Shtator 2021, 11:48
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
