Vokshi: Zyrat vendore të arsimit, vatra të koronavirusit

exit.al 7 Korrik 2020, 11:20

Partia Demokratike deklaroi se zyrat vendore të arsimit janë kthyer në vatra të koronavirusit. Në një postim në Facebook, ish-deputetja Albana Vokshi shkruan:

"Zyrat Vendore të Arsimit - vatra të mundshme përhapje të COVID19!! Foto nga Zyra Vendore Arsimit, Tiranë. Prindër të detyruar të presin me orë në radhë për të regjistruar fëmijët në shkollë.

Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre."

Ajo i bëri thirrje prokurorisë të hetojë në lidhje me këtë neglizhencë të Ministrisë së Arsimit. Shpërndaje te miqtë