Vokshi: Negociatat në rrezik pas ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit të ri të medias

exit.al 18 Shtator 2020, 15:52

Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi deklaroi se negociatat nuk do të hapen pasi Rama ndryshoi rregullat kushtetuese për zgjedhjet dhe rrezikon lirinë e medias me ligjin e ri. Në një postim në Faceboo, Vokshi shkruan:

"Shqipërisë mund të mos i hapen sërish negociatat, sepse Edi Rama ka kryer 2 veprime antidemokratike:           1. Ndryshoi në mënyrë të njëanshme rregullat kushtetuese për zgjedhjet           2. Rrezikon lirinë e medias me ligjin e censurës

Konkluzioni është i medias gjermane pas vizitës së Edi Ramës në Berlin, ku nuk u takua as me kancelaren, as me drejtuesit e CDU më Bundestag.

Ndezja sërish nga Europa e alarmit kundër censurës ka të bëjë me tentativën e re të Edi Ramës për të mbyllur portalet kritike me qeverinë. "

Ajo shtoi se PD "është në krah të çdo gazetari dhe organizate vendase dhe ndërkombëtare që kundërshton ligjet e censurë", duke theksuar se ndërkombëtarët kërkojnë që ligji për median të mos miratohet. Shpërndaje te miqtë