Kosovë, 4 viktima dhe 57 pacientë të rinj me Covid-19

exit.al 18 Shtator 2020, 16:53

Katër pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 611.

57 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit.

Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 14.939 të infektuar.

Prej tyre 2.003 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 12.325 pacietë janë shëruar.

Shpërndaje te miqtë