Vokshi, mësuesit nuk paguhen për orët shtesë

exit.al 11 Tetor 2020, 14:07

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se nuk ka paguar mësuesit për të gjitha orët shtesë të punës, gjatë pandemisë. Albana Vokshi, në një deklaratë për median, ditën e shtunë tha se mësuesit:

“Punojnë mbi 20 orë shtesë në vështirësi të jashtëzakonshme, por paguhen maksimumi për 6 orë mësimi”.

Vokshi tha se “14 e më shumë orë të tjera shtesë në muaj zhduken pa u vlerësuar”, sepse për “Për kryeministrin në ikje, pazaret me oligarkët dhe klientët e qeverisë janë i vetmi prioritet”. Ajo tha se qeveria e re pas 25 prillit, “çdo orë mësimi do të paguhet”. Vokshi tregoi me grafik se si nuk paguhen orët shtesë të mësuesve: foto foto   Shpërndaje te miqtë