“Unë kam njoftuar për mbledhje me prani fizike. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka urdhëruar largimin e stafit të Komisionit.
Unë kërkoj të merren masa pë rata që kanë tentuar të bllokojnë fjalën e opozitës në Kuvend, apo ti mbyllë çdo kanal publikimi.
Ata bllokuan transmetimin e Komisionit në RTSH,në televizionin shtetërorë. Më pas na fshinë nga faqja zyrtare e kuvendit në rrjetet sociale”.
Deputetja e akuzoi qeverinë për përdorimin e dy standarteve, me qëllim bllokimin e fjalës së opozitës: në mbrëmje gala dhe në mbledhje qeverie pa masa antiCovid dhe në komisionet parlamentare me opozitën ndalon praninë fizike. “Ne do vazhdojmë mbledhjet me prani fizike. Kuvendi të marrë masa për të zhvilluar komisionet me prani fizike”, theksoi Vokshi.
