Vokshi denoncon: Teza e matematikë doli kur maturantët ishin ende në provim

exit.al 15 Qershor 2020, 10:30

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi denoncoi sot faktin se teza e provimit të maturës së matematikës ka ‘rrjedhur’ dhe është publikuar në media, në kohën kur nxënësit ishin ende në provim. Përmes një statusi në Facebook, Vokshi akuzoi qeverinë dhe ministrinë e Arsimit se nuk ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar rrjedhjen e tezës dhe kopjimin:

‘U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto.

Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë shoë me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë!

Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi.’

Shpërndaje te miqtë