Vokshi akuzon PS-në për thyerrje të heshtjes zgjedhore

exit.al 24 Prill 2021, 18:13

Albana Vokshi, kandidate për deputete e PD-së, në Tiranë akuzoi Partinë Socialiste për shkelje të heshtjes zgjedhore, të shtunën.

Vokshi u shpreh për median se në njësinë numër 9 në tiranë, qeveria ka shtruar rrugën në mesnatën e së shtunës.

Ajo i bëri thirrje qytetarëve të “refuzojnë politikën e mashtrimit të Edi Ramës. Të dielën masivisht në votime për t’i thënë jo fasadës së mjerimit! Të dielën votojmë 9, votojmë ndryshimin!”.