LSI përgënjeshtron lajmin për largimin e komisionerëve

exit.al 24 Prill 2021, 17:55

Lëvizja Socialiste për Interim ka përgënjeshtruar lajmin për dorëheqjne e 10 komisionerëve të saj në Devoll.

LSI njoftoi median se:

“Lajmi i rremë për largimin e komisionerëve reagon LSI e Devollit. Rilindja në Devoll e kapur nga paniku i humbjes së thellë sepse do të dalë forcë e tretë sponsorizon lajme të rreme. Të gjithë komisioneret e LSI janë në krye të detyrës”.

Më parë u publikua lajmi se 10 komisionerë të LSI-së dhanën dorëheqjen për arsye familjare.