Ambasada e SHBA-ve do të monitorojë të gjithë procesin zgjedhor

exit.al 24 Prill 2021, 16:20

Ambasada e SHBA-ve do të dërgojë vëzhgues në të gjithë vendin për të monitoruar procesin e zgjedhjeve.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada shkruan se do të monitorojë si qendrat e votimit ashtu dhe të numërimit.

“Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer.”

Më herët ambasadorja Yuri Kim pohoi se SHBA-të mbështesin të drejtën e çdo qytetari për të votuar ditën e dielë.