Vlorë, kapen 77 kilogramë kanabis, arrestohet një person

exit.al 19 Dhjetor 2017, 10:03

Policia e Vlorës ka kapur dje 77 kilogramë drogë të tipit cannabis dhe ka sekuestruar shtetasin Renato Agalliu.

Arrestimi i Agalliut u bë në lagjen 11 Janari në hyrje të autostradës Vlorë-Fier. Droga ishte paketuar në 27 pako dhe ishte fshehur në makinë.