Në prill të vitit 2000, Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit të atëhershëm të Kulturës Edi Rama, shpalliAnsambël Monument-Kulture aksin qendror dhe qendrën historike të Tiranës. Në këtë ansambël u përfshi i gjithë Bulevardi Zogu I dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit, dhe shumë pjesë ngjitur me këtë aks, përfshi pjesën nga mbrapa Hotel Tirana tek Rruga e Barrikadave nga aty pergjatë Rrugës Xhorxh Bush deri tek Ura e Tabakaëve në vazhdim tek ura e Rrugës së Elbasanit, pastaj nga aty tek zona deri mbrapa piramidës e deri tek Stadiumi Qemal Stafa.
Në mënyrë të pashjegueshme edhe pse zona monument kulture ishte më e gjërë u la jashtë emërtimit si monument kulture godina e Teatrit Kombëtar. Aludimi i atëhershëm ishte se Ministri Rama dëshironte ta shëmbte godinën dhe në vend të saj të ndërtohej një kullë e lartë, katet e ulta së cilës do t’i jepeshin teatrit. Ishte i njejti model që Ministri Rama kishte filluar të eksperimentonte me kinematë publike të qytetit.
Për të shmangur këtë skenar, një grup artistësh dhe intelektualësh të kohës i dërguan një peticion Këshillit të Ministrave me anë të të cilit i kërkuan shpalljen Monument Kulture të godinës së Teatrit Kombëtar.
Kjo kërkesë nuk u mor asnjëherë parasysh, por sot që Kryeministri Rama ka vendosur prishjen e godinës së teatrit, ajo merr një vlerë më shumë se sa historike.
Siç shihet në fotokopjen e peticionit, peticioni u nënshkrua nga intelektualët e mëposhtëm: