Vetingu, sot KPK seancë dëgjimore me prokuroren e Apelit Fatjona Memçaj

exit.al 30 Prill 2018, 10:02

Pas gjyqtares Altina Xhoxhaj, radhën për të zhvilluar seancën dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të procesit të vetingut, e ka prokurorja Fatjona Memçaj.

Zonja Memçaj, prokurore e Apelit në Tiranë, është pjesë e listës prioritare të vetingut pasi është anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Fatjona Memçaj e ka nisur karrierën në vitin 2003 si prokurore e rrethit në Tiranë. Më pas ajo është emëruar drejtoreshë e Koordinimit Ligjor në Presidencë, post të cilin e ka mbajtur nga viti 2007 deri në vitin 2012. Prej vitit 2013 është prokurore e Apelit në Tiranë.

Fatjona Memçaj do të jetë prokurorja e dytë që përballet me KPK-në. kalon në procesin e vetingut. Besa Nikëhasani, prokurorja e Apelit Shkodër, u shkarkua nga KPK për shkak të mosjustifikimit të pasurisë. Zonja Nikëhasani po ashtu, ishte pjesë e listës që do të vlerësohet me prioritet nga KPK, pasi kandidonte për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili në shkelje të çdo afati kohor, ende nuk është formuar.

Shpërndaje te miqtë