Vetingu në polici, konfirmohet në detyrë Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu

exit.al 7 Shkurt 2020, 11:09

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi sot në detyrë drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Veliu rezultoi i pastër në të treja kriterët e verifikimit: pasuri, figurë dhe profesionalizëm.

Nga hetimi administriativ, KJV arriti në përfundimin se Ardi Veliu ka bërë dekalrim të saktë të pasurisë dhe se e justifikon atë me burime të ligjshme.

Sindikata e Policëve i dërgoi KJV-së dy denoncime për Veliun, njëri për qëndrim të paligjshëm në detyrë dhe tjetri për shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, por asnjë prej tyre nuk u mor parasysh.