Rama takon Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo

exit.al 5 Shkurt 2020, 21:21

Kryeministri Rama u takua me Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Ai shpërndau në rrjetet sociale momentin e shtrëngimit të duarve përpara takimit.

Kryeministri po zhvillon një vizitë në SHBA në cilësinë kreut të OSBE-së. Pjesë e axhendës së takimeve është edhe Këshilltari i Sigurisë i Presidentit amerikan, Robert O’Brajan.

Më parë Rama zhvilloi takime edhe me përfaqësues të USAID-it, me të cilët tha se kishte diskutuar për konferencën e donatorëve për rindërtimin nga pasojat e tërmeti në Shqipëri dhe Njësinë e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, që ai tha se "do të pasojë paketën Anti-KÇK".

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/587145155462350/