“Mesazh i mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor për procesin e zgjerimit në BE: sot Komisioni Evropian propozon një plan dinamik dhe të besueshëm për rrugën drejt hapjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Zgjerimi i BE-së është një fitore-fitore, për të gjithë".
Exit News sjell më poshtë pikat kryesore të dokumentit: Përqendrimi në vlera Dokumenti e vendos theksin tek zbatimi i ligjit, funksionimi i institucioneve demokratike dhe progresi në reformat ekonomike. Vendet duhet të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për të zgjidhur problemet dyalëshe, me vemendje të veçantë në vendosjen e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Procesi politik Do të organizohen samite të vazhdueshme ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së. Këto takime kanë për qëllim monitorimin më të fortë dhe adresimin e problemeve të vendeve gjatë procesit. Ndarja e kapitujve të bisedimeve sipas stadeve Njësoj si në propozimin francez, Komisioni Evropian propozoi organizimin e kapitujve sipas fushave dhe të ndarë në disa stade. Pasi një vend të përmbushi të gjitha detyrimet, atëherë ai do të kalojë në një stad tjetër. Komisioni ka vendosur 6 stade: vlerat e BE-së (kapitujt 23 dhe 24); tregu i brendshëm, konkurrueshmëria, mbrojtja e mjedisit, burimet, agrikultura dhe marrëdhëniet e jashtme. Shpërblimet dhe dënimet Nëse një vend përmbush detyrimet e caktuar dhe kalon nga një stad në tjetrin, ai do të shpërblehet me fonde për programe të caktuara. Nëse një vend nuk bën hapa para në detyrimet e vendosura nga BE, atëherë procesi mund të pezullohet, të vendoset në pritje, ose të penalizohet me ulje të fondeve nga BE.Dokumenti i ri i procesit të zgjerimit të BE — Pikat kryesore
Komisioneri i Zgjerimit dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi prezantoi sot dokumentin e ri për reformimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.
“I gjithë procesi ka nevojë të bëhet më i besueshëm, më i parashikueshëm, më shumë dinamik dhe më shumë politik,” tha Komisioneri gjatë konferencës për shtyp. Ai shpjegoi se qëllimi i propozimit është rivendosja e një prespektive të besueshme evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Propozimi përmban ndarjen e kapitujve sipas temës për secilin vend, mundësinë e shpërblimit me fonde për reformat e kryera, si dhe dënimin e mungesës së përparimit në reformat e kërkuara, duke ndaluar ose pezulluar kështu procesin e bisedimeve për anëtarësim.
Bazuar në metodologjinë e re, anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritë, dhe çështja kryesore e vlerësimit gjatë gjithë procesit të bisedimeve do të jetë zbatimi i ligjit.
Për të vlerësuar vendet e Ballkanit Perëdimor do të organizohen samite të ndryshme dhe konferenca ndërqeveritare.
Në raportin vjetor për vlerësimin e zhvillimit të një vendi do të vlerësohet në mënyrë të veçantë zbatimi i ligjit dhe funksionimi i ekonomisë.
Këtë dokument Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e quajti një mesazh të mirë për vendet e BP-së:
Të sugjeruara
PD marshim për ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit
4 Shkurt 2020, 11:02Franca mund të zhbllokojë hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
4 Shkurt 2020, 10:19
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
