Mospërputhje në deklarimin e burimit të parave;
Mungesë të ardhurash për të justifikuar blerjen e një apartamenti;
Shuma të larta parash në formë cash;
Probleme pronësie për një truall në Gjirin e Lalzit;
Për sa i përket aftësive profesionale, sipas KPK, gjyqtarja Xhoxhaj ka marrë vendime në kushtet e konfliktit të interesit. Vendimi për kalimin ose jo të procesit të vetingut për gjyqtaren Xhoxhaj do të merret pas dy ditësh. Altina Xhoxhaj e ka nisur karrierën në vitin 1995 në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Nga viti 2006 deri në vitin 2010, Xhoxhaj ka qenë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Që prej vitin 2010 ka qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Deri më tani, vetëm gjyqtarja e Kushtetueses Vitore Tusha ka kaluar vetingun dhe do të vazhdojë detyrën. Gjyqtari i Kushtetutes Fatos Lulo nuk e kaloi procesin e verifikimit për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, ndërsa gjyqtari tjetër Besnik Imeraj dha dorëheqjen përpara se të niste hetimi. Ndërkohë KPK ka vendosur dhe moskalimin e vetingut për për gjyqtarin e Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva dhe prokuroren e në Prokurorisë së Apelit Shkodër Besa Nikëhasani, të dy për shkak të mosjustifikimit të pasurisë. Shpërndaje te miqtë
