Vetingu, konfirmohet në detyrë prokurori i çështjes Tahiri

exit.al 7 Qershor 2018, 12:30

Prokurori i Krimeve të Rënda Dritan Prençi kaloi me sukses vetingun dhe do të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë.

Vendimi u dha sot nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.

Sipas relacionit të KPK-së, pasuria e Prençit është vënë në mëyrë të ligjshme dhe figura e tij është e pastër.

Prokurori Prençi ishte pjesë e listës prioritare të vetingut pasi është kandidat për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Aktualisht Dritan Prençi po heton çështjen e ish-ministrit Tahiri, dosjen e Orest Sotës dhe financierit të Habiljave Nezar Seiti.

Me konfirmimin e Prençit në detyrë, shkon në tre numri i prokurorëve që do të vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Më parë dhe prokuroret Fatjona Memçaj dhe Anila Leka janë konfirmuar në detyrë.

Shpërndaje te miqtë