“Ne gjykuam se do të ishte e rrezikshme për protestuesit nëse do të prishej ditën. Unë kam përjetuar 21 janarin kur Berisha të vriste me duar në xhepa. Ne zgjodhëm momentin me riskun më të vogël, prandaj e bëmë ndërhyrjen në atë orë, më vjen mirë që nuk patëm të lënduar, as përdorim përtej eksesit të forcës….”
Veliaj provokon: mund ta bënte si më 21 janar, por zgjodhi të mos vriste
Në mënyrë të panevojshme dhe të pandjeshme, Erion Veliaj ka përdorur ngjarjen tragjike të 21 janarit për të justifikuar veprimin e dhunshëm dhe të paligjshëm të shembjes së teatrit gjatë natës së dielës.
Gjatë një ceremonie të paraqitjes të një pseudo-projekti të treatrit, Erion Veliaj ka deklaruar se ai kishte vendosur të ndërhynte natën që të mos përplasej me protestuesit dhe të mos derdhej gjak.
Duke keqpërdorur 21 janarin në mënyrë dinake për të nënkuptuar se ata e kanë forcën dhe vendosmërinë për të bërë dhunë, por janë të dhimshur dhe nuk mund ta përdorin atë për të vrarë, Veliaj deklaroi:
Të sugjeruara
Adrian Paci: Edi Rama është sot fytyra e dhunshme e pushtetit
18 Maj 2020, 12:58Kapen 38 kg heroinë në Portin e Durrësit
18 Maj 2020, 12:04
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
