“Mandat i tretë? Çfarë e gjeti Gjermaninë me Merkelin? Performanca jonë është kjo. Ne sfidojmë si me rekordin e Saliut, si me Lulin në Bashki. Rama kaq ka takatin. Çfarë ka ky tjetri?”
Veliaj tha se 'Edi Rama po lufton me zellin e 2013-ës për mandatin e tretë', ndërsa 'lideri i opozitës është ende në plazh dhe i uroj pushime të mbara.' Veliaj deklaroi se PS-ja në Tiranë do të fitojë 18 mandate nga 34:“Blindimi i mandatit të 18-të në Tiranë është detyrë. E kemi humbur më parë për 10- 15 vota. S’kam asnjë iluzion për këtë.”
Në të vërtetë, PS-ja ka fituar 18 mandate në Tiranë dhe në zgjedhjet e 2017-ës, megjithëse Veliaj thotë se e kanë humbur mandatin e 18-të për 10-15 vota. Shpërndaje te miqtë
