Gjendet trupi i pajetë i një 33-vjeçari, dyshohet për vrasje

exit.al 15 Shtator 2020, 08:51

Policia ka gjetur, mëngjësin e së martës, trupin e pajetë të një 33-vjeçari brenda një makine, në fshatin Sinaballaj, në Rrogozhinë.

Policia ka mundur të identifikojë viktimën, i cili është Klevis Kapllani. Dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri.

Kapllani ka qenë më parë i dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike. Prej dy vitesh, ai ishte kthyer në Shqipëri.

Prokuroria e Kavajës po bën hetimet për ngjarjen.

Shpërndaje te miqtë