Veliaj falenderon votuesit e PS në Astir dhe cilëson si barbarë protestuesit

exit.al 27 Prill 2021, 17:47

Kreu i bashkisë Tiranë dhe drejtues politik i PS në Tiranë, Erion Veliaj ka shpallur fitoren në Astir.

Ai falënderoi banorët e zonës dhe tha se Astiri “tregoi se qytetaria fiton mbi dhunën e barbarinë”.

Veliaj me këto fjalë iu referuara banorëve të cilëve iu prishën shtëpitë dhe bënë një rezistencë të gjatë kundër prishjes së shtëpive.

Ai i ka cilësuar ata si dhunues dhe barabar.

Veliaj tha se kur të mbarojë e gjitha rruga, banorët e kësaj zone do të kenë mundësi të jetojnë në aksin më të mirë dhe më ideal në Shqipëri.