Nis nesër në 09:00 numërimi i votës së kandidatëve

exit.al 27 Prill 2021, 16:45

Numërimi për votat e kandidatëve do të nis të mërkurën, 28 prill, në orën 09:00. Ndërsa në ato zona ku ka filluar, numërimi i votës së kandidatëve do të zgjasë deri në orën 24:00, të 27 prillit.

Njoftimin e bëri Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. 96% e kutive të votimit për partitë janë numëruar. Rezultati përfundimtarë pritet të paraqitet, të martën, pasdite.