Erdogan, Mitsotakis dhe Salvini urojnë Ramën për mandatin e tretë

exit.al 27 Prill 2021, 17:33

Ende pa mbaruar procesi i numërimit kanë nisur urimet për Partinë Socialiste.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, një ndër liderët ndërkombëtar më të afër me kryeministrin Rama e ka uruar atë të martën për fitoren.

Pas tij edhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i partisë së djathtë Demokracia e Re.

Urime i kanë vajtur edhe nga Italia, nga ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, dhe lideri i opozitës italiane i akuzuar si fashist Matteo Salvini.