Vdes pacienti i 27-të me Covid-19

exit.al 22 Prill 2020, 11:12

Një 71-vjeçar nga Durrësi, i prekur me COVID-19, ndërroi jetë më 22 prill në spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë.

Prej disa ditësh, ai ndodhej në gjendje kritike për jetën. Ai vuante nga hipertensioni dhe diabeti.

Me 71-vjeçarin shkon në 27 numri i viktimave me Covid-19 në Shqipëri. ose sa 4,4 përqind e totalit.