Vdes pacienti i 24-ët me Covid-19 në Shqipëri

exit.al 13 Prill 2020, 21:49

Një 68-vjeçare nga Tirana vdiq pasditen e së hënës në Spitalin Infektiv.

E moshuara me inicialet L.K, ishte e sëmurë me Covid-19 dhe po trajtohej prej 10 ditësh në spital në gjendje të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se përveç sëmundjes nga Covid-19 ajo vuante edhe nga veshkat, ku gjatë kohës që kishte qendruar në spital kishte kryer 5 seanca dialize.

Kjo është viktima e 24 ndër pacientët me Covid-19 në Shqipëri, ndërsa nga totali prej 467 personash të infektuar, 232 janë shëruar.

Dy persona të tjerë të infektuar me Covid-19 kanë vdekur më parë në Shkodër, por Ministria e Shëndetësisë nuk i ka përfshirë në statistikat e përgjithshme me argumentin se ata nuk kishin simptoma.