Vdes pacienti i 23-të me Covid-19 në Shqipëri

exit.al 9 Prill 2020, 17:28

Një 72-vjeçare me Covid-19 vdiq pasditen e së enjtes në Spitalin Infektiv duke e çuar në 23 totalin e viktimave.

E moshuara me inicialet V.S ishte nga Tirana dhe ishte në terapi intensive prej disa ditësh.

Ministria e Shëndetësisë informoi se ajo vuante nga disa sëmundje të tjera si sëmundje e veshkave, tiroidet dhe tensioni i gjakut.

Deri të enjten, datë 9 prill, në Shqipëri janë diagnostikuar 409 persona me koronavirus, prej të cilëve 165 janë shëruar dhe 23 kanë vdekur.