Vazhdon trafiku i emigrantëve sirianë nga Shqipëria për në vendet e BE-së

exit.al 8 Korrik 2020, 11:30

Policia ka arrestuar 3 persona dhe ka ndaluar 6 emigrantë të paligjshëm në Pogradec, të mërkurën.

Personat po transportonin me tre automjete, gjashtë emigrantët e vendeve të treta, drejt Shkodrës dhe më pas kalimin në vendet e BE-së. Emigrantët paguanin rreth 900 euro personi.

Shqipëria prej disa kohësh është kthyer si vend tranzit për kalimin e emigrantëve sirianë dhe palestinezë, për në vendet e BE-së.