Disa zona në Tiranë pa energji elektrike në 8 korrik

exit.al 7 Korrik 2020, 17:52

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se në 8 korrik do të mbeten pa energji elektrike disa zona në Tiranë për shkak të punimeve.

Nga ora 09:00 deri në orën 15:00 nuk do të ketë energji elektrike në rrugën "Siri Kodra" dhe "Besa".

Njoftimi u publikua në faqen zyrtare të OSSHE-së.