Përfituan 38 mijë euro përmes mashtrimit në Facebook. Arrestohet 9 persona

exit.al 7 Korrik 2020, 12:44

Policia ka arrestuar 9 persona të moshës 21 vjeç deri në 48 vjeç për përfitimin e 38 mijë euro përmes mashtrimit në Facebook.

Personat e arrestuar i kërkonin para emigrantët, përmes profileve fallso të familjarëve të tyre në Facebook. Emigrantët i dërgonin paratë pranë agjencive të transferimit të vlerave monetare. Paratë tërhiqeshin nga persona të komunitetit rom.