Vazhdon "lumi" i drogës për në Itali, askush nuk mban përgjegjësi në Shqipëri

exit.al 20 Tetor 2017, 09:39

Pavarësisht rritjes së kontrolleve të policisë shqiptare ditëve të fundit, vetingut të shpallur nga Ministri Xhafaj në polici, dhe “luftës së ashpër” që Kryeministri Rama i ka shpallur narkotrafikantëve, sasi të mëdha droge vazhdojnë të kalojnë nga brigjet shqiptare për në Itali dhe tëkapen nga Guardia di Finanza. Vetëm gjatë natës së djeshme në Itali u kapën rreth 3,5 tonë kanabis:

 - 1505 kilogramë kanabis u kapën nga Guardia di Finanza italiane në brigjet e Barit. Droga po transportohej nga Shqipëria për në Itali nga dy shqiptarë, të cilët u arrestuan nga policia;

 - 2041 kilogramë kanabis u kapën në provincën e Ferraras, në Itali. Droga po transportohej nga një shqiptar 19 vjeçar, i cili u arrestua.

Kjo do të thotë se pavarësisht informacioneve të bëra publike nga Dosja e Habilajve, policia e shtetit dhe Qendra Ndërinstitucionale e Operacioneve Detare (QNOD) e cila duhet të monitorojë ujrat shqiptarë me anë të radarëve detarë vazhdojnë të dështojnë në kapjen e drogës brenda territorit të vendit tonë. Shpërndaje te miqtë