Varhelyi, Shqipëria ka plotësuar kushtet për nisjen e negociatave

exit.al 5 Maj 2021, 08:55

Komisioneri për Zgjerimi Oliver Varhelyi ka deklaruar se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e konferencës ndërqeveritare.

Në një deklaratë për shtyp, të martën, nga Maqedonia e Veritu, Komisioneri ka lënë të kuptohet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të ndahen.

“A është e mundur të ndahen dy vendet? Ky proces bazohet në merita dhe nëse shikoj arritjet e Shqipërisë, shoh se ata i kanë përmbushur të gjitha kushtet... Nëse nuk ka marrëveshje në lidhje me Maqedoninë e Veriut, mund të vijë ai moment, kur do të duhet ta shqyrtojmë këtë opsion. Shpresoj që kjo të mos ndodhë”, ka deklaruar Varhelyi, sipas Radio Evropa e Lirë.

Komisioneri do të vizitojë sot, 5 maj Shqipërinë. Ai do të takojë Kryeministrin Rama dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha.