11 700 vaksina Pfizer mbërrijnë në vend

exit.al 4 Maj 2021, 21:45

11 700 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në vend, sot, 4 maj nga këto 7020 doza vaksine janë nga kontrata me kompaninë Pfizer dhe 4680 nga nisma Covax e BE-së. Lajmi e dha  kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

"11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri - pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 dhe një sasi e parë 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian", shkroi Rama në Facebook.

Ministrja Manastirliu e njoftoi mbërritjen e vaksinave në Kuvend.