Meta kujton 5 majin: Ditë e atyre që dhanë jetën për liri

exit.al 5 Maj 2021, 08:40

Presidenti Ilir Meta kujtoi të mërkurën 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se kjo ditë na kujton të rinjtē dhe të rejat që dhanë jetën për liri.

"Sot është dita e Qemal Stafës dhe e mijëra të rinjve dhe të rejave, që dhanë jetën për Lirinë e Shqipërisë. Lavdi e përjetshme, nderim, respekt dhe mirënjohjen më të thellë Dëshmorëve të paharruar të Atdheut, të çdo epoke”