Vaksinohet kundër Covid-19 princi i kurorës së Arabisë Saudite

exit.al 26 Dhjetor 2020, 11:24

Princi i kurorës së Arabisë Saudite u vaksinua të premten kundër Covid-19.

Dërgesat e para të vaksinës në Arabi kanë arritur mëngjesin e së mërkurës.

Ministri i Shëndetësisë Taëfiq al-Rabiah tha se shpërndarja do të nisë që prej të enjtes. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të regjistrohen për marrjen e vaksinës.

Ministri deklaroi se vaksina do të jetë falas.

Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore saudite kanë miratuar vaksinën Pfizer/BioNTech për importim dhe përdorim. Deri më tani këtë vaksinë e kanë siguruar Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Kanada.

Shpërndaje te miqtë