“Shumë e lumtur që arrita te kjo ditë. Absolutisht nuk ka frikë nga vaksina.”
Vaksinimi i mjekëve në vijën e parë të luftës me virusin nisi në 11 janar, në orën 15:00. Ai po bëhet në ambientet e stadiumit kombëtar në Tiranë. Para se të bëhet doza e vaksinës, mjekët kanë plotësuar një pyetësor lidhur me sëmundjet që kanë apo nëse kanë pasur shenja të Covid-19. Vaksinimi po bëhet falas dhe nuk është i detyrueshëm. Të gjithë ata që pranojnë të vaksinohen pajisen me ‘kartelën e vaksinës’ e cila vërteton se ata kanë marrë dozën e parë të saj. Ata që vaksinohen në 11 janar, do të marrin dozën e dytë në 2 shkurt. Fillimisht Shqipëria ka 975 doza nga vaksina e Pfizerit, dhuruar nga një vend mik i BE-së emrin e së cilit kryeministri Rama nuk e përmendi. Rama ka deklaruar se pritet që në ditët në vijim të vijë pjesa tjetër e dhurimeve nga vendi mik rreth 2 mijë doza, si dhe vaksinat nga Pfizeri, rreth 10750 doza. Shpërndaje te miqtëVaksinohen mjekët e spitalit Infektiv
Mjekët e spitalin Infektiv, i njohur dhe si spitali Covid1, morën të parët vaksinën anti-koronavirus, mesditën e së hënës.
Në një transmetim të drejtëpërdrejtë, morën dozën e parë të vaksinës së Pfizerit, Najada Çomo, Pëllumb Pipero, Tritan Kalo e të tjerë mjekë.
Mjekja e Infektivit Merita Sefa u shpreh shumë e lumtur për këtë moment historik në luftën e Shqipërisë kundër Covid-19:
Të sugjeruara
Meta qeverisë: Merr masa për qytetarët e përmbytur
11 Janar 2021, 16:11Kryeministri Rama bën vaskinën anti-Covid
11 Janar 2021, 15:20Shefja e Infektivit Najada Çomo bën e para vaksinën anti-Covid
11 Janar 2021, 15:14
A mund ta zhvillojë krimi turizmin?
26 Gusht 2026, 15:56
