Vaksina ruse zhvillon antitrupa

exit.al 5 Shtator 2020, 19:40

Shkencëtarët rusë kanë publikuar raportin e parë të vaksinës, i cili tregon se vaksina krijon antitrupa. Studimi u publikua në revistën britanike The Lancet, më 4 shtator.

Rusia miratoi përdorimin e vaksinës për përdorim të brendshëm më 11 gusht, përpara se të publikoheshin rezultatet.

Ekspertët thanë se testimet ishin bërë në grupe të vogla dhe është e vështirë të flasësh për efekshmërinë dhe sigurinë. Ndërsa shkencëtarët perëndimor u shprehën se Rusia i ka shkurtuar afatet e provave.

Muajin e kaluar, Presidenti Vladimir Putin tha se vaksina ka kaluar çdo kontroll dhe se ai ia ka dhënë vajzës së tij.

Shpërndaje te miqtë