Basha: 100 mijë shqiptarë të papunë dhe 32 mijë biznese u mbyllën për shkak të pandemisë

exit.al 5 Shtator 2020, 18:24

Të paktën 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës për shkak se 32 mijë biznese janë mbyllur këtë vit.

Kështu u shpreh kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një postim në Facebook. Ai shton se një studim i Bankës Botërore gjeti se 6 në 10 biznese të regjistruara në Shqipëri nuk kanë realizuar asnjë fitim pas heqjes së masave kufizuese.

Basha pohoi se duhet  një ndërhyrje urgjente që vendi të dalë nga kriza, e cila mund të realizohet nga një qeverisje ndryshe.

Kryetari i PD pohoi se plani ekonomik i PD do të të krijojë mundësi për çdo shqiptar të punojë e jetojë me dinjitet në vendin e tij.

Shpërndaje te miqtë