Vaksina e krijuar në Kinë kalon fazën 3 të testimeve klinike në Brazil

exit.al 9 Shtator 2020, 19:52

Guvernatori i Sao Paolos në Brazil ka njoftuar se faza e tretë e testimeve klinike të një vaksine të mundshme kundër koronavirusit, e krijuar në Kinë nga Sinovac Biotech Ltd ka treguar rezultate premtuese dhe mund të ofrohet për qytetarët në Brazil brenda dhjetorit.

Guvernatori njoftoi se faza e dytë e testimit të kësaj vaksine kishte treguar se rriste imunitetin me 98% tek moshat e thyera.

Rreth 9,000 qytetarë brazilianë janë pjesë e testimeve të vaksinës nga Sinovac.

Shpërndaje te miqtë