Kosovë, 6 viktima dhe 76 të infektuar të rinj me Covid

exit.al 9 Shtator 2020, 17:37

6 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 574.

76 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke shënuar një rënie të numrit të të infektuarve ditorë krahasuar me një ditë më parë.

Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 14,377 të infektuar.

Prej tyre 2 877 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 10 926 pacietë janë shëruar.

Shpërndaje te miqtë