Urdhëri i Stomatologëve kërkon hapjen e klinikave dentare më 4 maj

exit.al 1 Maj 2020, 18:58

Urdhëri i Stomatologëve ka kërkuar hapjen e klinkave dentare me 4 maj, vetëm për urgjencat dentare dhe ndërhyrjet që nuk rrezikojnë infektimin e dentistit.

Në një njoftim për shtyp, Urdhëri i Stomatologëve shkruan se:

“Këshilli Kombëtar i U.S.SH. i propozon Ministrit të Shëndetësisë të hapë klinikat dentare më datën 4 Maj 2020 për të kryer vetëm urgjencat dentare si dhe shërbimet dentare që rrezikojnë minimalisht kontaminimin e dentistit me virusin Covid-19.

Klinikat dentare të hapen ose të shërbëjnë vetëm ato që garantojnë standardin e një protokolli të miratuar nga O.B.SH. dhe direktivat e Ministrisë së Shëndetësisë për kushtet e pandemisë.”