Universitetet publike nën kthetrat e qeverisë

exit.al 22 Nëntor 2016, 20:37

Pedagogu Rigels Demollari ka publikuar në faqen e tij në Facebook emrat e anëtarëve të bordit të administrimit të Universitetit Politeknik të Tiranës. Zoti Demollari akuzon ministrinë për kapje të universitetit dhe cënim të pavarësisë së tij.

Katër anëtarët e bordit të administrimit, funksionarë të lartë të Ministrisë së Arsimit të emëruar nga ministrja Nikolla, janë:

  • Plarent Ndreca – Sekretar i Përgjithshëm i MAS

  • Gerti Janaqi – Drejtor i IZHA i MAS

  • Mirela Bimo – Drejtore e Financave në MAS

  • Alqi Kushi – Drejtor i Shërbimeve mbeshtetëse, MAS

Bordi i Administrimi është organi më i lartë drejtues administrativ i Universiteteve, i cili siguron përmbushjen e misionit, ecurinë financiare dhe administrative të Universitetit.

Ai përbëhet nga shtatë anëtarë, të cilët emërohen nga ministria, qeverisja vendore dhe Senati Akademik. Institucioni i cili financon më shumë ka edhe numrin më të madh të anëtarëve në bord.

Detyrat e Bordit të Administrimit janë:

  • Miratimi i numrit të punonjësve në të gjitha nivelet

  • Miratimi i buxhetin vjetor

  • Miratimi i planit të zhvillimit

  • Miratimi i shkrirjes, mbylljes ose hapjes së njësive të reja të Universitetit.

  • Miraimi i Statutit të Universitetit

Kjo është reforma në arsim e cila do të rriste pavarësinë e Universiteteve

Shpërndaje te miqtë