Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e ligjit të vetingut

exit.al 22 Nëntor 2016, 15:16

Gjykata Kushtetuese la në fuqi vendimin për pezullimin e ligjit të vetingut dhe vendosi shqyrtimin në themel të padisë së Partisë Demokratike.

Ajo rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste për heqjen e pezullimit të zbatimit të këtij ligji.

“Nga momenti i marrjes së vendimit deri tani nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë”  - pohoi Kryetari i Gjykatës Bashkim Dedja.

Në seancë ishin të pranishëm ambasadori i SHBA-ve Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.

Ligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” u pezullua në fund të muajit tetor nga Gjykata Kushtetuese

Shpërndaje te miqtë